5 Shkurt, 2021

“Perëndeshë e pjellorisë”- Emily Ratajkowski pozon sërish nudo gjatë shtatzënisë për të treguar se sa ka ndryshuar trupi i saj


Emily Ratajkowski ka pozuar totalisht e zhveshur për të treguar se sa i është rritur barku nga shtatzënia e parë, shkruan “Mirror”.

emily ratajkowski (1)

29-vjeçarja qëndroi në profil për të shkrepur dy fotot që postoi në Instagramin e saj.

Ajo mbuloi me takt gjoksin me anë të krahut të majtë, ashtu siç duket edhe në pasqyrën e tualetit.

emily ratajkowski (4)

Flokët i kishte lënë të lëshuara dhe dukej se kishte përdorur shumë pak make up.

emily ratajkowski (2)

Ndonjëherë ndihem si ‘Winnie Pooh’ (personazh vizatimor) në versionin njeri, e herë të tjera si perëndesha e pjellorisë… Sido që të jetë, e di që do të më marrë malli për këtë bark të rrumbullakosur dhe për ato goditjet”, shkroi modelja krahas postimit.

emily ratajkowski (9)

Emily zbuloi se ishte shtatzënë në tetor të vitit të kaluar gjatë një interviste me revistën “Vogue”.

emily ratajkowski (6)

Bashkë me partnerin, Sebastian Bear, ata do të bëhen prindër për herë të parë.

EMILY RATAJKOWSKI (8)

Ratajkowski u martua me Sebastian-in në një ceremoni private në vitin 2018, pas disa javësh lidhje.

© Panoramaplus.al