Vera është stina në të cilën çdo njëri nga ne djersin më shumë dhe ky fakt na shqetëson pa masë. Për të parandaluar djersitjen dhe aromën e pakëndësh që ajo shkakton, ne përdorim gjithmonë antidjersë.

Me shumë siguri edhe ju si shumica e njerëzve e hidhni antidjersën në mëngjes, pasi bëni banjo apo para se të dilni, ky është një nga gabimet që bëhet në përdorimin e produkteve që luftojnë djersën dhe aromën e keqe të saj.
Hedhja e antidjersës në mëngjes, pasi bëni banjo apo para se të dilni bën të kundërtën, e shton sasinë e djersës, duke ju shkaktuar edhe ju më shumë shqetësime. Në fakt antidjersat kanë një rregull në përdorimin e tyre, ata duhet të përdoren gjithmonë në darkë.
Pra, pasi keni kryer rutinën tuaj para se të flini gjumë, mos harroni të hidhni edhe antidjersën. Hedhja e antidjersë para se të flini gjumë bëhet për faktin se ajo bën të mundur mbylljen e poreve të djersës. Menjëherë pasi të zgjoheni nga gjumi vijoni ditën tuaj normalisht dhe to të shikoni se sasia e djersës do të jetë reduktuar.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al

