15 Maj, 2019

Përdorimi i avokado si zëvendësues i karbohidrateve, ndihmon në zvogëlimin e urisë dhe rënien nga pesha


Duke përdorur avokadon e freskët si zëvendësim për karbohidratet e rafinuara mund të shtypni urinë dhe të rrisin kënaqësinë e vaktit ata që janë mbipeshë dhe obezë.

Kjo është ajo që del nga një studim i Qendrës për Kërkimin e Ushqyerjes të Institutit të Teknologjisë të Illinois, i cili u botua në revistën shkencore ‘Nutrients’. Studiuesit kanë arritur në këto konkluzione pas analizimit të 31 të rriturve me probleme të peshës të cilëve u është dhënë fryti i freskët si zëvendësim për karbohidratet.

Është vërejtur gjithashtu se ka pasur një zvogëlim të rritjes së insulinës dhe sheqerit në gjak, duke zvogëluar më tej rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare dhe duke shtuar fibra të shëndetshme dhe yndyrë në një dietë të rregullt ditore.

Hulumtimi zbuloi se konsumimi i avokados shkaktoi një zvogëlim të ndjeshëm të urisë dhe një rritje në mënyrën se si pjesëmarrësit ndiheshin të kënaqur me ushqimin e tyre. Për studiuesit amerikanë, ndryshimet e thjeshta në dietë, mund të kenë një ndikim të madh në menaxhimin e urisë dhe kontrollin metabolik sidomos tek ata që vuajnë nga obeziteti dhe mbipesha. /Revista Psikologjia/

© Panoramaplus.al