Gjithnjë e më shumë të famshëm po përdorin ilaçe për të humbur peshën e tepërt . Meghan Trainor pranoi se u përket atij grupi personash, pasi përdori ilaçin Mounjaro për të humbur peshë. Ndryshimi në pamjen e saj ishte dramatik, gjë që la fansat e saj të tronditur në fillim të këtij muaji.

Këngëtarja e “All About That Bass” përmendi veçanërisht drogën në një postim në Instagram, duke postuar foto të saj nga “Billboard Women in Music Awards”, të mbajtur në Los Angeles, ku ajo u nderua si krijuese e hiteve. Edhe pse 31-vjeçarja ndihej shumë e nderuar nga çmimi i saj, ajo u shpreh e zhgënjyer që vëmendja ishte përqendruar kryesisht tek ndryshimet në figurën e saj, në vend të muzikës dhe punës së palodhur që e solli këtu.
“Kam punuar me një nutricioniste, kam bërë ndryshime të mëdha në stilin e jetës, kam filluar të stërvitem me një trajner dhe, po, kam përdorur shkencën dhe mbështetjen e duhur (përmendje e veçantë për Mounjaro) për të më ndihmuar pas shtatzënisë sime të dytë. Dhe jam e lumtur që e bëra, sepse ndihem mirë,” shkroi ajo në mbishkrimin e postimit të saj.
Këngëtarja është nënë e dy fëmijëve, Riley 4 vjeç dhe Barry 1 vjeç, të cilët i ka me bashkëshortin e saj Daryl Sambara. Pas daljes publike, ajo pranoi se trupi i saj ka ndryshuar ndjeshëm në krahasim me 10 vite më parë kur nuk ishte nënë, por theksoi se tani është “versioni më i shëndetshëm dhe më i fortë i vetes”.
“Le të festojmë talentin, rritjen dhe fuqinë për të vënë veten në radhë të parë. Le ta kthejmë bisedën tek ajo që ka vërtet rëndësi”, shtoi ajo.
Humbja dramatike në peshë e Meghan Trainor së fundmi ndezi thashethemet se ajo po përdorte ilaçe, kur ajo postoi një foto të saj në Instagram me një minifund dhe bluzë të bardhë. Shumë nga ndjekësit e saj e akuzuan atë për përdorimin e Ozempic, derisa ajo sqaroi të hënën se kishte zgjedhur Mounjaro, emrin tregtar për substancën Tirzepatide.
Ashtu si Ozempic, Tirzepatide është një ilaç që përdoret për trajtimin e diabetit të tipit 2, dhe në vitin 2023 mori miratimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) për humbje peshe.
© Panoramaplus.al
