9 Tetor, 2020

“Përdorën si justifikim COVID”- Mjekët refuzuan vazhdimisht ta vizitonin, gruaja diagnostikohet me kancer në mushkëri. Ka edhe 6 muaj jetë


 

Një grua është diagnostikuar me kancer të fazës së fundit, pasi mjekët refuzuan ti linin takim për shkak të koronavirusit.

Ellie Krzyëy kishte kollë dhe në mënyrë të përsëritur insitoi që mjekët ti linin një takim.

Pas kontrollit asaj iu tha që kishte vetëm gjashtë muaj jetë, pasi u diagnostikua me kancer të mushkërive.

Vajza e saj 33-vjeçare, Sendall pretendon se  Qendra Shëndetësore Gloucester nuk “donte të shihte pacientë gjatë pandemisë”.

Pasi i refuzoi kërkesën për takim, mjeku i saj i dha antibiotikë në dy konsulta të veçanta telefonike në qershor.

Mjekët mendonin se simptomat e 62-vjeçares ishin shenjë e një infeksioni në gjoks.

Kur filloi të kishte probleme me frymëmarrjen dhe buzët iu kthyen ngjyrë blu, ajo kërkoi sërish një vizitë tek mjekët.

Asaj iu tha se duhej të bënte test COVID-I përpara se të zhvillonte vizitën.

Pas rezultoi negative me COVID, mjekët zbuluan se niveli i saj i saj oksigjenit në gjak kishin rënë.

Gjithashtu zbuluan se mushkëria e saj e djathtë nuk funksiononte dhe i bënë një rreze x.

Pas rezultateve, mjekët i thanë Krzyëy se ajo kishte kancer të mushkërive) dhe i kishin mbetur vetëm gjashtë muaj jetë.

Nëna e katër fëmijëve tha se është ‘shumë e zhgënjyer’ që iu refuzua takimi ballë për ballë ndërsa vuante nga kanceri.

Ajo u shpreh se u shokua kur zbuloi se i ka mbetur kaq pak kohë për të jetuar.

Ndërsa vajza e saj pretendon se mjekët qëë refuzuan ta vizitonin i kanë vjedhur kohën e çmuar që do kalonin së bashku si familje, duke përdorur si justifikim koronavirusin.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al