Zayn Malik nuk ka folur me motrën e tij që nga dasma e saj, sepse është “i zemëruar” me zgjedhjen e saj, që ka bërë që familja Hadid të përçahet.

Junaid Khan, 24 vjeç, u martua me motrën e Zayn, Walihya, 22 vjeç, në një ceremoni të organizuar më 12 dhjetor.
Sipas “The Sun”, 27-vjeçari dhe babai i tij nuk kanë qenë në dasmën e Waliyha, dhe kjo jo për shkak të angazhimeve apo të largësisë. Ata nuk e duan dhëndrin e tyre!

Ish-ylli i “One Direction” refuzon të flasë me të motrën dhe nuk i ka dërguar asnjë dhuratë.

“Mail Online” raporton: “Burimet familjare kanë zbuluar se Zayn as nuk ka folur me Walihya në telefon dhe nuk ka dërguar ndonjë dhuratë për martesën, sepse është shumë i zemëruar për zgjedhjen e saj.”

Shkak i gjithë kësaj situate është bërë e shkuara e dhëndrit. Në vitin 2017, kunati i Zayn, Khan, u burgos për pesë vjet për një aksident me makinë, ndërsa në 2014 ai u dënua me 15 muaj burg.

Dasma u ndërpre gjithashtu nga policia, pasi u thyen rregullat e pandemisë.

Waliyha u martua me Junaid Khan në një ceremoni tradicionale islame në një xhami, e cila u pasua nga një pritje në të njëjtin vend. Policia ndaloi ceremoninë rreth orës 18:00 pasi u thirrën nga fqinjët.

Rreth 40 të ftuar morën pjesë në këtë ceremoni, e cila u zhvillua në shtëpinë e motrës së Zayn, Saffa në Bradford. Qyteti ndodhej në fazën e 3 të masave anti-Covid, ku dasmat mund të zhvilloheshin me deri në 15 persona.


