Dita e madhe po afrohet dhe Sara Hoxha bashkë me partnerin e saj, Ledri Vulën, mund të bëhen prindër shumë shpejt.
Para se çifti të largohej drejt Gjermanisë, aty ku pritet që vajza të vijë në jetë, Sara organizoi një super “baby shower” në vilën e Ledrit në Kosovë më 4 tetor, por duket se surprizat për të nuk kanë fund.
Sara jetoi në Gjermani për shumë vite dhe sigurisht që krijoi shoqëri edhe atje, prandaj miqtë e saj zgjodhën t’i organizojnë një “baby shower” të dytë.
Sara publikoi pamje nga festa surprizë në Instastoy, ku shkruan: “Kështu, shoqet e mia në Gjermani më surprizuan me një ‘baby shower’ të dytë , sepse sigurisht që duhet të festoja edhe me ato gjithashtu… Sa me fat që jam, apo jo?”
Ndërkohë, vetëm pak javë më parë, Ledri publikoi këngën e parë dedikuar të bijës, e cila titullohet “Si baba”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al