Këngëtari i njohur Blero Muharremi është një ndër konkurentët e “Big Brother Vip Kosova” më të dashur nga publiku shqiptar, në garën për të fituar çmimin e madh.

Pas përfundmit të primet mbrëmjen e djeshme, artisti teksa po bisedonte me Edona James në oborrin e shtëpisë tregoi ai do të dilte menjëherë nga shtëpia nëse partnerja e tij do ia kërkonte këtë gjë.
“Sa më mungon o zot. Po t’më thotë nusja dil tani, unë dal në sekondë. Beb nëse thua me dalë, unë dalë menjëherë. E jap jetën për të. Pa të nuk mund të rri”, u shpreh Blero duke deklaruar se është shumë i dashuruar pas saj.

Pas kësaj, reagoi menjëherë Edona duke i thënë se nuk ka arsye të bëjë një gjë të tillë.
“Jo do qëndrosh me zor. Do të lidh për krevati. Ajo nuk thotë sepse ke ardhë këtu të fitosh dhe jo të dalësh. 100 ditë shkojnë shpejt.”- tha transgjinorja.
Ndër të tjera këngëtari tregoi se ai dhe partnerja e tij do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre, ndërsa tha që do të jetë dasma më e mirë që keni parë ndonjëherë.
“Do të jetë dasma më e mirë që është parë ndonjëherë në këtë vend.”


