9 Dhjetor, 2020

Për herë të parë pas 42 vitesh, familja Kardashian do të bëjë diçka ndryshe për këtë Krishtlindje! Ja për çfarë bëhet fjalë


Familja Kardashian njihet për festat madhështore që organizon herë pas here dhe një nga më të diskutuarat është ajo e Krishtlindjeve. Mirëpo, këtë vit festa është anuluar për shkak të pandemisë, raporton “Mirror”.

kardashian

Vendimin e bëri të ditur Khloe Kardashian përmes një statusi në rrjetet sociale, ku shkroi:

Rastet me Covid po dalin jashtë kontrollit në Kaliforni, kështu që ne vendosëm që nuk do të bëjmë një festë në prag të Krishtlindjeve këtë vit.

Është hera e parë që nga viti 1978, që nuk do të kemi një festë në vigjiljen e Krishtlindjeve. Shëndeti dhe siguria vijnë të parat! Është e domosdoshme ta marrim seriozisht këtë pandemi.”

kardashian (2)

Festa ka qenë traditë për 42 vite me radhë në shtëpinë e tyre, që në vitin 1978, mirëpo tashmë gjithçka ka ndryshuar.

khloe kardashian (6)

Statusi i Khloe-s nxiti reagime të shumta në rrjet dhe shumë njerëz u kapën keq me familjen Kardashian, e cila nuk i ka kursyer festat gjatë pandemisë.

kourtney kardashian, scott disick, amelia hamlin (6)

Kim mbajti një festë me rastin e ditëlindjes me dhjetëra të ftuar në një ishull privat, ndërsa Kendall organizoi një festë të madhe ditëlindjeje dhe Halloween-i, me shumë të ftuar VIP.

kim kardashian (10)

Në një pjesë të madhe të komenteve shkruhej se familja nuk e ka marrë në asnjë moment seriozisht pandeminë, duke mos i respektuar asnjëherë masat anti-Covid.

kim kardashian (8)

© Panoramaplus.al