7 Nëntor, 2017

Për çfarë i duhen një vajze shtatzënë tamponat? Fansat zënë ‘mat’ modelen


Për Kylie Jenner thuhet se është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin e saj, Trevis Scott, edhe pse ajo nuk e ka konfirmuar publikisht dhe as mohuar. Madje në disa foto të publikuara në fundjavë nga Daily Mail mund ta dallonim qartësisht barkun e fryrë të Kylie Jenner. Por një postim i saj i sotëm  ka ngritur jo pak dyshime.

Ajo ka postuar ditën e djeshme një foto në profilin e saj në Snapchat ku po na tregonte se sa shumë gjëra kishte blerë për të ngrënë teksa po nisej diku për një udhëtim me shoqet. Por fansat e saj sy shqiponjë vunë re se mes blerjeve të shumta të Kylie, ishin dhe tamponat. Lind pyetja: për çfarë i duhen një vajze shtatzënë tamponat?

 

© Panoramaplus.al