Këngëtarja e njohur amerikane, Miley Cyrus, ka folur së fundmi për dhjetëra tatuazhet që sot i zbukurojnë trupin, por që dikur kishin domethënie të thellë për të.

Në një intervistë për The New York Times, 32-vjeçarja pranoi se është e penduar për pjesën më të madhe të tyre.
“Një gabim që kam bërë dhe për të cilin ende mendoj janë, rreth, 80% e tatuazheve të mia,” u shpreh Cyrus.

Ylli i muzikës pop bëri tatuazhin e saj të parë në moshën 17-vjeçare, frazën “just breathe” (thjesht merr frymë) një dedikim për një mik të ndjerë nga fibroza cistike, si dhe për gjyshërit e saj që humbën jetën nga kanceri në mushkëri.
Por ndërsa vitet kalojnë dhe tatuazhet shtohen, entuziazmi i saj nuk ka mbetur i njëjtë. “E dua macen time, por nuk kisha nevojë ta bëja tatuazh. E dua qenin tim, por të kem një pit bull për pjesën tjetër të jetës time është paksa intensive,” tha ajo me humor.

Megjithatë, këngëtarja u tregua e qartë se nuk ka ndërmend t’i heqë tatuazhet me lazer. “Nuk pendohem aq shumë sa t’i fshij. Ka vetëm disa që mund t’i kisha pa të,” shtoi ajo.
Pavarësisht reflektimeve për të kaluarën, Cyrus nuk ka vendosur t’i japë fund marrëdhënies së saj me artin e trupit. Vetëm këtë javë, ajo u fotografua duke bërë një tatuazh të ri: fjalën “Muzë” të shkruar me kaligrafi, duke treguar se arti dhe inspirimi nuk ndalen kurrë për të.
© Panoramaplus.al
