Benzhamin Pavard ka zgjedhur bregdetin shqiptar për një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tij. Futbollisti francez i Interit ka kaluar disa ditë pushime në Sarandë bashkë me të dashurën e tij, modelen shqiptare Kleofina Pnishi, të cilës i propozuar aty për martesë.

Lidhja mes të dyve ishte bërë publike në muajt e kaluar, edhe pse Pavard dhe partnerja e tij kanë shmangur fotot bashkë në publik.

Pavard ka publikuar foto nga momenti i propozimit ndaj modeles në bregdetin e jugut, duke marrë sigurisht një “po” si përgjigje.




© Panoramaplus.al

