9 Nëntor, 2020

“Pasionet mbarojnë, s’kam bërë kompromise për lidhje të lodhura”- Rovena Dilo flet për fundin e martesës me ish-futbollistin dhe ndarjen nga balerini 15 vite më i ri


Rovena Dilo është përfolur shumë për jetën e saj private, pasi i dha fund martesës me ish-futbollistin Florian Riza dhe lidhjen me balerinin 15 vite me të ri, Eltion Merja, marrëdhënie e cila po ashtu përfundoi.

Gjatë një interviste, këngëtarja foli si rrallë herë për përfundimin e këtyre marrëdhënieve dhe arsyen e ndarjeve.

Ajo u shpreh se nuk pendohet për ndarjet, pasi marrëdhëniet e saj kanë qenë të gjata dhe të stabilizuara, por me një fund.

Rovena Dilo tha se një prej arsyeve përse lidhjet e saj kanë përfunduar është për shkakun se nuk ka pasur fëmijë, ndaj nuk iu është dashur të bëjë kompromise.

Këngëtarja u shpreh se është “e lumtur me jetën që ka pasur dhe ndjesitë që ka përjetuar”.

“Pasionet mbarojnë, ajo që i mban njerëzit është të jenë shokë, të mirëkuptohen, të mos nervozojnë njëri-tjetrin, të ushqejnë nga pakëz dashurinë,”- i shpreh ajo, e ftuar në “E diela shqiptare.”

Përse nuk ka pasur një moment stabël? Çfarë ka ndodhur? Përse kanë qenë dhe kanë ikur?

Rovena Dilo:E shikoj si stabilitet edhe lëvizjen. Varet nga këndvështrimi. Unë kam pasur marrëdhënie të mira, të gjata, të stabilizuara por që kanë pasur një fund. Por kjo nuk do të thotë që nuk kanë qenë serioze, nuk e kanë kryer ciklin apo nuk kanë qenë të plota. Pse nuk kanë vazhduar? Mendoj se ndoshta sepse nuk më është dashur të bëj kompromise deri në fund. Kur vjen një fëmijë, njeriu bën kompromise me partnerin. Marrëdhënia është e mbushur me kompromise. Çdo marrëdhënia ka brenda kompromise. Sigurisht që kam bërë, marrëdhënia ka toleranca, të lëshosh pe, të duash etj. Ka momente që lodhet marrëdhënia, ka njerëz që e durojnë këtë lidhje dhe ka të tjerë që jo. Dhe kur nuk ke fëmijë, nuk e pyet veten, nuk bën kompromis. Kurse mua kjo gjë më nuk më ka ardhur dhe s’më është dashur të bëj të tillë kompromis, të vazhdoj një marrëdhënie që mendoj që është e lodhur, ta vazhdoj për hir të kësaj gjëje.

Dashuria ime e parë ishte e fortë dhe e gjatë, zgjati gati 12 vite. Do kishte një drejtim tjetër jeta ime nëse nuk do kisha mendjen tek ai. U ezaurua, njerëzit nuk rriten njësoj. Ka njerëz që rriten dhe të tjerë jo. Mendoj se një vajzë kërkon babain, nuk kërkon ndoshta një model tjetër, kërkon diçka të ngjashme me atë që ka parë çdo ditë. Dhe unë thellë-thellë mund të kem kërkuar babain dhe se kam gjetur. Jam e lumtur që kam pasur këtë jetë dhe këto ndjesi. Pasionet mbarojnë, ajo që i mban njerëzit është të jenë shokë, të mirëkuptohen, të mos nervozojnë njëri-tjetrin, të ushqejnë nga pakëz dashurinë.”

E pyetur nëse është penduar për ndarje, këngëtarja u shpreh që “Jo”. Ndërsa duke iu referuar lidhjes me balerinin, tha se do preferonte që “15 vitet e diferencës të ishin 7”, pasi lidhja e tyre do zgjaste më shumë.

Ndërsa zbuloi se aktualisht është beqare dhe është përqëndruar tek vetja e saj.

Rovena Dilo: “Nuk jam tip që më rrëmbejnë puthjet me zor. Të mbaj larg, edhe pse jam e mirë, e butë. Kam një lloj stepje brenda, një lloj ngurtësie dhe egërsie, që e ndjen por nuk e shikon, në këtë mënyrë i mbaj njerëzit larg. Sigurisht që jeta ka qenë e mbushur me meshkuj që duan të jenë afër meje, vajzë artiste, e njohur, gjithmonë ke “sulme” le ta quajmë. Femrat duhet të vlerësohet maksimalisht me të gjitha ato që jep, ato që fal dhe nëse nuk të kthehen fillon dhe lodhesh.

Më janë kthyer, por ndodhin gjëra në një marrëdhënie që jo të dy njerëzit i përjetojnë njësoj. Unë i përjetoj që lodhem dhe vjen një moment që nuk dua të jem më. Nuk kam frikë nga dashuria. Një frikë që kam konstante është ajo që kam për të humbur njerëzit që dua shumë, kam shumë frikë.”

Je penduar për ndonjë humbje?

Rovena Dilo: “Në përgjithësi jo, por nuk dua të flas për këtë gjë, në përgjithësi nuk pendohem, fare. Jam shumë kokëfortë. Do më vinte mirë që ato 15 vitet të mos ishin 15, por vetëm 7, do ishte më jetë gjatë se kaq. Tani duhet të dua pak Rovin (qesh). Ne s’jemi asnjëherë vetëm. Ka momente në jetë që duhet të rrish pak  vetëm.”

E pyetur se cila ishte eksperienca më e bukur ajo me ish-bashkëshortin 10 vite më të ri apo me balerinin 15 vite më të vogël, Rovena Dilo tha se ndjenjat nuk krahasohen.

“Nuk krahasohen ndjenjat. Në lidhjen me balerinin padiskutim që nuk më tërhoqi vetëm rinia, por talenti, fuqia krijuese dhe origjinaliteti në një artist janë mahnitëse. Sigurisht që pamja fizike më tërheq, fiziku sigurisht është element joshës për çdo femër, jo vetëm për mua. Shikimi, sytë më tërheqin më shumë,”- përfundoi ajo.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al