19 Gusht, 2024

Pasi zyrtarizoi romancën e dashurisë, Dua Lipa poston fotot nga darka me të dashurin! Këngëtarja shkëlqen me pamjen e saj


Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është shfaqur mjaft në formë dhe e kuruar teksa shijon një takim të dashurin e saj Callum Turner në Chiltern Firehouse në Londër.

Këngëtarja 28-vjeçare, e cila së fundmi zyrtarizoi në Instagram lidhjen me të dashurin e saj Callum, 34 vjeçarin, dukej e mrekullushme me një fustan lëkure ngjyrë kafe çokollatë që i vinte deri tek këmbët.

Bukuroshja u pa me një palë taka stileto me rripa të zinj si dhe me një çantë të zezë kamoshi ku dukej se kishte vend vetëm për gjërat bazike.

Për të kompletuar look-un e saj, Dua kishte zgjedhur një grim të përsosur dhe e kishte stiluar fustanin e saj me valëzime në fund në mënyrë që të rrinte i lirshëm.

Ndërkohë, Callum u shfaq i veshur me një xhaketë me jakë të lartë.

Ai bashkoi xhaketën me një palë pantallona të gjera dhe kishte veshur një palë atlete të bardha të rastësishme mesa duket.

Çifti dukej në humor të mirë teksa hynë dorë për dore në ambientim ku kishin zgjedhur të darkonin.

Kujtojmë që Dua dhe Callum e zyrtarizuan romancën në Instagram muajin e kaluar, ndërsa ylli ndau fotografi të fundjavës së tyre në Glastonbury Festival.

© Panoramaplus.al