Sulmuesi i Kombëtares, Jasir Asani, pasi zbuloi pak kohë më parë se ishte i dashuruar, ka ndarë së fundmi në foto me partneren e tij.

Në një postim në Instastory, Asani ka shpërndarë një foto krah vajzës që i ka rrëmbyer zemrën, ku duket se po shkëmbejnë një puthje.

Futbollisti i njohur në një intervistë të dhënë më parë ka treguar se partnerja e tij është shqiptare dhe dëshiron të krijojë një familje të madhe. Por theksoi se i ka kërkuar vajzës që i ka rrëmbyer zemrën të presë edhe pak, pasi dëshiron të fokusohet tek karriera e tij.

Partnerja e Jasirit është një shqiptare e Maqedonisë së Veriut pak vite më e vogël se futbollisti. Çifti kalojnë shumë kohë së bashku, duke e bërë këtë lidhje të rëndësishme që në fazat e para.
“Unë dua nuse vetëm shqiptare. Ndoshta do martohem, dua një familje të madhe. Vajza pothuajse është gati për martesë. Kemi disa të tjera akoma, duhet të shoh dhe karrierën, i kam thënë që do presim dhe pak, të shohim”, tha Jasir Asani në wakeUp.

Ndonëse ka vetëm pak kohë që ka nisur kjo histori dashurie, Jasiri vetë ka vendosur që të zbulojë pak detaje nga partnerja, në një postim të bërë më parë ai ka publikuar edhe foto ku duket trupi i saj, këmbët, apo edhe një arush, që me gjasa është një dhuratë e tij.




