Pas reagimit të parë që pati pas divorcit, ku publikoi videokilipin duke “varrosur” të dashurin e Kim Kardashian, Kanye West ka bërë një tjetër reagim.

Reperi miliarder, postoi një foto në Instagramin e tij, ku krahasonte divorcin me terma të ndryshëm si “COVID”, “të ecësh në xham”, “të rrihesh në qendër tregtare”, “shpirti i dikujt që tërhiqet zvarrë mbi qymyr”, ndër të tjera gjëra të tmerrshme.
Postimi i ngjashëm me poezinë gjithashtu ka disa rreshta që thonë: “Divorci duket sikur fëmijët tuaj janë rrëmbyer nga kontrolli, divorci ndihet sikur ju qëlluan dhe trafiku është i ngadalshëm, divorci ndjehet si frymëmarrje e rëndë, ndihet si mbytje, mezi merr frymë”.

Nuk është e qartë nëse West i shkroi vetë këto rreshta apo nëse ato janë pjesë e një projekti të ri muzikor që ai planifikon të publikojë, shkruan Page Six.
Megjithatë, ky postim vjen në një kohë me sa duket të vështirë për të sepse më pak se 48 para se ta publikonte, ai u divorcua zyrtarisht nga Kim Kardashian.
© Panoramaplus.al

