Zhdukja e Era Istrefit nga rrjetet sociale shkaktoi tek shqetësim tek fansat.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, këngëtarja nuk bëri asnjë postim në Instagram duke ngritur pyetje mes ndjekësve se çfarë po ndodhte me këngëtaren.
Ata komentuan në foton e saj të fundit, ndërsa këngëtarja fillimisht zgjodhi të heshte.
Ishte motra e saj Nora që qetësoi fillimisht fansat, duke publikuar disa video nga një restorant ku bënte tag Erën.
Dhe tani, për herë të parë, ka reaguar këngëtarja.
Ajo publikoi një selfie në InstaStory ku shkruan: “Jam mirë. Shpresoj të jeni mirë edhe ju.”

Komentet mbi zhdukjen e Erës u konsideruan një “çmenduri” në rrjet pasi disa prej ndjekësve shkruajtën “RIP” në foton e saj.
Por duket se këngëtarja është shumë mirë, ndërsa nuk ka vendosur të tregojë arsyen e zhdukjes së saj nga rrjetet sociale.



© Panoramaplus.al

