12 Maj, 2025

Pasi u sqaruan keqkuptimet për martesën e tyre, Big Basta uron nga kamerat Vesa Lumën për ditëlindje! Surpriza e madhe që e pret reperin prime-n e sotëm


Pasi u sqaruan keqkuptimet mes tyre, Big Basta ka uruar publikisht partneren e tij Vesa Lumën, për ditëlindje nëpërmjet kamerave.

Reperi i cili sapo ishte zgjuar dhe po konsumonte kafen e mëngjesit me Erandin dhe Frederikun,  nuk ka vonuar të ndajë këtë rast gëzimi.

“Gëzuar jeta, happy birthday zemër”, është shprehur Big Basta me fermerët e tjerë të cilët kanë uruar këngëtaren pas tij.

Kujtojmë se pak ditë më parë Vesa u dha fund thashethemeve se martesa e tyre ishte në krizë, pasi përflitej se ajo nuk ishte dakord me vendimin e Big Bastës për të qenë pjesë e Ferma VIP.

Me anë të një postimi në rrjete sociale teksa shkruan se shtysën më të madhe ia ka dhënë ajo reperit për tu bërë pjesë e fermës.

Në rreshtat që shkruan këngëtarja shfaqet mjaft krenare dhe vlerësuese ndaj partnerit të saj teksa shprehet se ai është një shembull i artistëve shqiptar.

“Një nga arsyet pse @bigbastazone eshte bere pjese e Reality Show Ferma Vip, (dhe shtysën me te madhe e ka pasur nga unë) është te jap një shembull ndryshe, te jap një fije shprese qe ka dhe artist te civilizuar me edukate e me kulture. Artist qe ska nevojë ti kene frike te gjithë pse ngre zërin, por t’i jap shembull djalit te tij qe ofendimet luftohen me qetësi dhe intelegjence. I vetmi repist social dhe njeriu me i drejte e me këmbë ne toke qe kam njohur,” shkruan ajo.

Ndër të tjera këngëtarja ka zbuluar edhe një surprizë teksa nënkupton se në prime-n e radhës do të vizitojë Big Bastën brenda fermës, posaçërisht për ditën e saj të lindjes.

“Të shkoj t’ia bëj një surprizë për ditëlindjen time të hënën dhe ca t’i them nga ju se nga unë e di vet?” i ka pyetur Vesa ndjekësit.

 

© Panoramaplus.al