17 Qershor, 2025

Pasi u përfol për probleme të shëndetit mendor, ‘hap zemrën’ Justin Bieber: Jam i lënduar, por…


Këngëtari i njohur Justin Bieber ka ndarë një mesazh të sinqertë dhe emocional me ndjekësit e tij në Instagram, duke folur hapur për sfidat me të cilat përballet në jetën personale, përfshirë shpërthimet e zemërimit dhe ndjesinë e vazhdueshme të lëndimit.

Në një story të publikuar më 16 qershor, ai ka reaguar ndaj komenteve të shpeshta që merr për sjelljen e tij publike.

“E di që jam i lënduar. Njerëzit më thonë të shërohem, por a nuk mendoni se po të mundesha ta bëja, do ta kisha bërë tashmë?”, shkroi 31-vjeçari, duke theksuar se ka pasur gjithmonë presion për të “rregulluar” veten për të kënaqur të tjerët.

“Jam përpjekur gjithë jetën time të jem si ata që më thonë se duhet të ndryshoj. Por kjo gjë më lodh dhe më bën edhe më të zemëruar,” shtoi ai.

Në postimin e tij, Bieber u shpreh se pavarësisht përpjekjeve për të evoluar personalisht, shpesh ndien se përfundon duke u përqendruar vetëm tek vetja, çka e lodh shpirtërisht.

Megjithatë, ai theksoi se besimi i tij në Jezusin është forca që e motivon të jetojë për të tjerët:

Jezusi është i vetmi që më bën të dua të jetoj për të tjerët. Jam lodhur duke folur për veten time gjatë gjithë kohës. Po ti?”, përfundoi ai.

Postimi prekës vjen vetëm një ditë pas Ditës së Babait (15 qershor), që për herë të parë Bieber e festoi si baba. Ai ndau një foto bardh e zi në Instagram me mbishkrimin:

“Unë jam një baba me të cilin nuk mund të ngatërrohesh”, ndërsa komenti i Hailey Bieber, bashkëshortes së tij, shkaktoi debat në rrjet: “Dita e Babait është e tmerrshme”, sipas raportimeve të BuzzFeed.

 

© Panoramaplus.al