Aktorja Emma Stone, 37 vjeç, me nominimin e saj të ri për Oscar për performancën e saj në filmin ” Beugonia” të Yorgos Lanthimos , bëhet personi i dytë më i ri në historinë e çmimeve Oscar, dhe gruaja më e re, që fiton shtatë nominime. 
Rekordi më parë mbahej nga Meryl Streep, e cila fitoi nominimin e saj të shtatë në vitin 1988, në moshën 38-vjeçare. Megjithatë, rekordi absolut vijon të mbahet nga Walt Disney, i cili arriti shtatë nominime në vitin 1936, në moshën 34 vjeç.
Stone ka shënuar gjithashtu një tjetër arritje historike, duke u bërë gruaja e parë që merr dy nominime për të njëjtin film, si në aktrim ashtu edhe në produksion. Frances McDormand kishte një nominim të dyfishtë në vitin 2021 për filmin “Nomadland”. Emma Stone e ndoqi këtë precedent në vitin 2023 me “Poor Things”, ndërsa tani, me “Bugonia”, ajo shënon nominimin e saj të dytë të dyfishtë në karrierë.
Nominimet kryesore të këtij viti:
Filmi më i Mirë:
“Bugonia”, “F1”, “Frankenstein”, “Hamnet”, “Marty Supreme”, “One Battle After Another”, “The Secret Agent”, “Sentimental Value”, “Sinners”, “Train Dreams”
Regjisori më i Mirë:
Chloé Zhao – “Hamnet”
Josh Safdie – “Marty Supreme”
Paul Thomas Anderson – “One Battle After Another”
Joachim Trier – “Sentimental Value”
Ryan Coogler – “Sinners”
Aktori më i Mirë:
Timothée Chalamet – “Marty Supreme”
Leonardo DiCaprio – “One Battle After Another”
Ethan Hawke – “Blue Moon”
Michael B. Jordan – “Sinners”
Wagner Moura – “The Secret Agent”
Aktorja më e Mirë:
Jessie Buckley – “Hamnet”
Rose Byrne – “If I Had a Leg I’d Kick You”
Kate Hudson – “Song Sung Blue”
Renate Reinsve – “Sentimental Value”
Emma Stone – “Bugonia”
Aktori më i Mirë në rol dytësor:
Benicio Del Toro – “One Battle After Another”
Jacob Elordi – “Frankenstein”
Delroy Lindo – “Sinners”
Sean Penn – “One Battle After Another”
Stellan Skarsgård – “Sentimental Value”
Aktorja më e Mirë në rol dytësor:
Elle Fanning – “Sentimental Value”
Inga Ibsdotter Lilleaas – “Sentimental Value”
Amy Madigan – “Weapons”
Wunmi Mosaku – “Sinners”
Teyana Taylor – “One Battle After Another”
Skenari i Adaptuar:
“Bugonia”, “Frankenstein”, “Hamnet”, “One Battle After Another”, “Train Dreams”

