Pasi u lirua nga akuzat për dhunë në familje në mungesë të provave, bashkë-krijuesi i serialit të njohur “Rick and Morty”, Justin Roiland është akuzuar sërish se ka abuzuar seksualisht me disa gra, duke përfshirë këtu edhe disa të mitura.

Së fundmi 11 gra po e akuzojnë Justin për abuzim dhe ngacmim seksual përmes mesazheve nga viti 2014 deri në 2022.
Gjatë intervistës gratë u shprehën se ai i ka ngacmuar ato duke u dërguar mesazhe përmes teksteve, e-maileve dhe rrejteve sociale.
Nëntë nga të intervistuarat pretendojnë se Roiland i shndërroi bisedat e tyre normale në gacmime seksuale, ndërsa tre të tjera deklaruan se ishin vetëm 16 vjeçe kur filloi gjithçka.
Ndër të tjera 11 gratë i dhanë “NBC News” foto, video, postime në mediat sociale, email dhe fatura që vërtetojnë natyrën e Roiland.
Mes akuzave ishte edhe përdhunimi i një 20-vjeçarje, e cila pretendonte se pasi ata shkëmbyen mesazhe në Tinder në mars të viti 2019, Roiland i bleu asaj dy pije alkoolike, pavarësisht se ajo i kishte thënë tashmë se ishte e mitur dhe e detyroi atë që t’i bënte seks oral.
© Panoramaplus.al
