Ish-modertorja Ellen DeGeneres dukej krejtësisht ndryshe me paraqitjen e saj së fundmi përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale.

Ish-prezantuesja e famshme 67 vjeçe e cila u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në nëntor të vitit të kaluar, publikoi një video duke kositur barin.

Ellen së bashku me bashkëshorten e saj, Portia de Rossi, janë zhvendosur së fundmi në një pronë tjetër pranë Oxfordshire, pasi banesa e tyre në Cotswolds u përmbyt rëndë pak kohë pasi ishin vendosur atje.

Në videon e publikuar, DeGeneres shihet mbi një kositëse të verdhë, ndërsa zbulon se ka hequr dorë nga flokët e saj karakteristike bionde, duke i lyer ato në një nuancë brune.

Ylli televiziv shfaqet duke drejtuar kositësen nëpër një fushë të madhe, ndërsa qielli ishte i mbuluar nga re të dendura gri.
Ellen dukej krejtësisht ndryshe siç jemi mësuar ta shohim.
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

