15 Prill, 2018

Pasi u gjuajtën me miell, deputetët surprizojnë jashtë sallës së Parlamentit


Kjo e enjte që lamë pas, ishte një ditë e pazakontë për deputetët në Parlament. Opozita e bashkuar kishte planifikuar të krijonte rrëmujë brenda sallës në shenjë proteste për kuksianët e burgosur.

Deputetët e Partisë Demokratike dhe ata të LSI-së, kishin marrë me vete miell dhe vezë dhe ia hodhën ato Kryeministrit dhe anëtarëve të Qeverisë. Njëri prej tyre, Ditmir Bushati, ia ktheu sulmin me vezë dhe miell, duke i lagur me ujë.

Ishin pamje disi komike, por edhe të tensionuara. Deputetët e opozitës i kërkuan Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, që të përjashtonte Kryeministrin Rama, i cili i ofendoi kuksianët dhe më pas lanë sallën e Parlamentit. Ata donin që lufta të vazhdonte edhe jashtë sallës dhe siç e shihni nga fotoja, e pritën Ramën në oborr, por ai doli nga dera e pasme e Parlamentit, atë që Berisha e quajti dera e nevojtores.

 PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al