25 Dhjetor, 2020

Pasi u fotografua me një unazë gjigante prej diamanti në dorë, Khloe Kardashian pozon topless


Khloe Kardashian pozoi krejtësisht topless në pjesën e sipërme, teksa mbante veshur vetëm një palë xhinse.

khloe kardashian (2)

Këto foto joshëse dhe provokuese të 36-vjeçares, vijnë pas thashethemeve se mund të jetë fejuar, pasi u fotografua me një unazë gjigante diamanti në dorë, sipas “Daily Mail”.

Khloe tregoi belin e hollë, pasi xhinset që kishte veshur ishin shumë të ngushta dhe me bel të lartë.

khloe kardashian (3)

Bukuroshja zgjodhi që gjoksin ta mbulonte me anë të krahëve, teksa flokët i kishte kapur mbrapa dhe kishte bërë një make up ku mbizotëronin ngjyrat e tokës.

khloe kardashian (9)

I vetmi aksesor që Khloe kishte ishte një byzylyk në dorë, ndërsa unaza gjigante me të cilën u fotografua pak ditë më parë mungonte.

khloe kardashian (8)

Gjatë kohës së realizimit të fotove, Kardashian ishte nën shoqërinë e vajzës së saj të vogël, True, e cila është dy vjeç, si dhe nën shoqërinë e të dashurit të saj, Tristan Thompson.

khloe kardashian (13)

Pasi Tristan e tradhtoi dy herë kur ishte shtatzënë me vajzën e tyre, Khloe vendosi që ta falte dhe t’i jepte një shans të dytë nisur nga përpjekjet dhe përkushtimi që ai ka treguar ndaj saj.

khloe kardashian (10)

Dyshja u afrua shumë gjatë kohës së pandemisë kur u izoluan së bashku, për hir edhe të vajzës së tyre.

khloe kardashian (1)

© Panoramaplus.al