18 Qershor, 2025

Pasi u diagnostikua me kancer, Jassie J emocionon në koncertin e fundit para operacionit: Jam mirënjohëse për këtë jetë


Këngëtarja e njohur britanike Jessie J ka emocionuar publikun me një paraqitje prekëse në koncertin e saj të fundit, përpara se t’i nënshtrohet operacionit për kancerin e gjirit.

Në moshën 37-vjeçare, artistja e dashur u ngjit në skenë në stadiumin Wembley për të ndarë me 75,000 fansa një moment të paharrueshëm të jetës së saj, duke treguar vendosmërinë për ta përballuar sëmundjen me forcë dhe pozitivitet.

“Ky është shfaqja ime e fundit para se të shkoj dhe ta mposht kancerin e gjirit. Është një moment kaq i veçantë për mua. Jam shumë mirënjohëse për këtë jetë, për ju, për karrierën time, për djalin tim, partnerin tim, familjen, grupin dhe ekipin tim,” – u shpreh ajo para publikut, me emocione të dukshme.

Pas koncertit, Jessie ndau edhe një moment shumë personal në Instagram, ku përshkroi natën e saj: një darkë me shoqet e ngushta, pastrimi i shtëpisë në heshtje, dhe momentet intime me të birin, Sky.

“Qava. Lot lumturie dhe frike. Ky djalë… E gjithë zemra ime. Çfarë dite e veçantë ishte sot,” shkroi ajo.

Pak ditë më parë, Jessie J kishte zbuluar se ishte diagnostikuar me kancer në fazë të hershme, duke publikuar një video në Instagram. Me guxim dhe sinqeritet, ajo u drejtua fansave të saj:

“Kanceri është i tmerrshëm në të gjitha format e tij, por i përmbahem kësaj fjale: ‘herët’. Unë besoj te fuqia e zbulimit të hershëm dhe e trajtimit.”

Këngëtarja theksoi se kishte vendosur të ndante këtë përvojë për të krijuar vetëdije dhe për të gjetur forcë përmes mbështetjes së komunitetit të saj:

Nuk e menndoj gjithmonë sepse jam në lëvizje, por e di sa shumë më ka ndihmuar ndarja e kesaj historie dhe histori si tuajat më japin forcë.”

Me një ndjenjë humori, ajo shtoi:

“Do t’i mbaj thithat, gjë që është mirë. Është një mënyrë mjaft dramatike për të bërë zmadhimin e gjoksit.”

Jessie planifikon të tërhiqet përkohësisht nga muzika pas performancës së saj në “Capital Summertime Ball”, më 15 qershor, për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe për t’u fokusuar tek shëndeti. Por ajo premton një rikthim triumfues:

“Do të kthehem me një b… të madh dhe muzikë të re.”

© Panoramaplus.al