9 Shtator, 2024

Pasi u diagnostikua me afazi dhe demencë frontotemporale, ja ku shfaqet së fundmi aktori i njohur


Aktori amerikan, Bruçe Wills, nuk është më pjesë e Hollywood-it që pasi u diagnostikua me afazi dhe demencë frontotemporale. Ai po shihet çdo ditë e më rradhë në ekran tan,i pasi kjo sëmundje kërkon kujdes të veçantë mjekësor.

Megjithatë, Demmi More dhe vajzat e aktorit shpesh japin informacione mbi gjendjen shëndëtësore të këtij të fundit.

Mirëpo, së fundmi ylli Hollywood-ian është parë duke kaluar me makinë në një rrugë kryesore në Los Angeles, nga sedilja e pasagjerit.

Bruçe është shfaqur me një kapele në kokë teksa shikon posht për mos u vënë re.

Sipas DailyMail, ylli i Die Hard doli nga shtëpia një ditë kur vapa kishte kapluar Kaliforninë dhe termometri arrinte në “të kuqe”. Të njëjtat burime thanë se ai po shoqërohej nga truproja e tij gjatë asaj dite.

Nëntorin e kaluar, një nga vajzat e tij me Demi Moore, Scout LaRue, postoi një video të babait të saj në Instagram, teksa u tregonte ndjekësve se si ai aktori po e kalon këtë situatë.

Në video, Scout Larue Willis, e ulur pranë babait të saj, i jep atij dorën e saj dhe ai i jep asaj të tijën. Willis mban veshur një kapuç leshi dhe rroba të ngrohta.

© Panoramaplus.al