22 Korrik, 2023

Pasi u dërgua me urgjencë në spital, Jamie Fox mes emocionesh tregon për gjendjen e tij shëndetësore: Nuk doja që të ju të më shihnit…


Gjendja shëndetësore e aktorit të njohur Jamie Foxx është përmirësuar.

Ai së fundmi ka bërë daljen e parë publike, tre muaj pasi u shtrua në spital për shkak të një komplikacioni shëndetësor.

Teksa publikoi një video në rrjetet sociale 55-vjeçari informoi fansat se nuk është ‘i verbër’ ose ‘i paralizuar’ dhe se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.

Kam kaluar diçka që nuk e kam menduar kurrë se do ta kaloj. E di që shumë njerëz kanë pritur që të dëgjojnë që gjendja ime shëndetësore është përmirësuar, por të jem i sinqertë me ju nuk doja që ju të më shihnit në atë gjendje”, u shpreh aktori i emocionuar.

Teksa vazhdoi: “Unë dua që ju të më shihni duke qeshur, kënaqur, festuar, aktruar  dhe duke bërë shaka. Nuk doja që të ju të më shihnit me tuba dhe në gjendje të keqe shëndetësore aq sa as unë nuk e dija nëse do ja dilja mbanë apo jo”.

Kujtojmë që Foxx me 12 Prill u shtrua në një spitali në Gjeorgji dhe lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij e madhe përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ne donim të tregonim se babai im, Jamie Foxx, përjetoi një komplikacion mjekësor dje. Për fat të mirë, për shkak të veprimeve të shpejta dhe kujdesit të madh, ai tashmë po rikuperohet”, shkroi ajo në atë kohë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jamie Foxx (@iamjamiefoxx)

© Panoramaplus.al