12 Nëntor, 2020

Pasi u bë meme në rrjet, Bebe Rexha eksperimentoi sërish me look-un dhe rezultati është ky


Pak kohë më parë, këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, eksperimentoi me look-un, duke ndryshuar ngjyrën e flokëve.

bebe rexha (2)

Ajo vendosi të hiqte dorë nga flokët bjondë dhe të “guxonte” për një tjetër ngjyrë, siç është e kuqja. Duke qenë se lyerjen e bëri vetë, këngëtarja e filmoi të gjithë procesin, për ta ndarë me ndjekësit e saj.

bebe rexha (3)

Por, së fundmi, Bebe bëri një tjetër ndryshim në look, që dashur pa dashur, e ktheu në një meme në rrjet.

bebe rexha (4)

Ajo vendosi që dy fije floku në pjesën e përparme t’i lyente në ngjyrë të verdhë dhe pjesën tjetër ta linte po të kuqe, por kjo pamje ngjan me logon e “McDonald”, siç e kanë krahasuar fansat.

bebe rexha (5)

Mirëpo, Bebe befasoi sërish, sepse vetëm pak pas kësaj, publikoi foton ku nuk kishte më fije të verdha, por të zeza.

bebe rexha (7)

© Panoramaplus.al