15 Mars, 2022

Pasi u arrestua për herë të dytë, mashtruesja famëkeqe Anna Sorokin liriohet nga paraburgimi


Mashtruesja famëkeqe e rrjeteve sociale, Anna Sorokin ose siç njihet me emrin Anna Delvey, është liruar nga paraburgimi pasi u arrestua për herë të dytë në mars të vitit të kaluar.

31-vjeçarja, e cila është subjekt i serialit të njohur në Netflix, Inventing Anna , përfundoi dënimin e saj me burg në shkurt 2021 dhe u arrestua për herë të dytë nga ICE (Institucioni Korrektues i Orange County, NY) në mars për tejkalim të vizës së saj.

Anna u përpoq të kundërshtonte ligjërisht arrestimin e saj dhe me sa duket ka arritur të fitojë lirinë.

New York Post raporton se Anna u lirua nga një qendër paraburgimi në veri të Nju Jorkut këtë të martë. Ndërkohë ishte vendosur që ajo të fluturonte për në Frankfurt po atë mbrëmje.

Gazeta raportoi se Anna ” është e zemëruar për dëbimin, sipas një burimi të afërt, pasi ajo kishte bërë një apel për të qëndruar në SHBA. Apeli ishte menduar të shqyrtohej më 19 prill.”

Anna Sorokin u dënua në maj të vitit 2019 për tetë akuza, duke përfshirë akuzën për vjedhjen e madhe.  Ajo krijoi një identitet të rremë dhe duke u hequr si Anna Delvey, trashëgimtare e pasur gjermane, e cila arriti të fitonte zemrat e shumë njerëzve të pasur në Neë York, të cilët i mashtroi duke i vjedhur shuma të mëdha parash. Anna kreu pak më pak se katër vjet burg përpara se të lirohej para kohe për sjellje të mirë .

© Panoramaplus.al