8 Dhjetor, 2020

Pasi theu dy herë rregullat e Covid-19, Rita Ora merr një mësim të mirë edhe nga prindërit e saj


Rita Ora theu dy herë rregullat e izolimit nga Covid-19 dhe kjo gjë i kushtoi shumë shtrenjtë, pasi shumica e fansave i janë kthyer kundër duke e kritikuar.

rita ora (2)

Këngëtarja me origjinë shqiptare u detyrua të kërkonte dy herë falje publikisht për shkak të veprimeve të nxituara që bëri, duke i rrezikuar jetën personave të tjerë, raporton “The Sun”.

rita ora (7)

Kjo situatë nuk është pritur mirë as nga prindërit e saj, Vera dhe Nick Ora, të cilët, ashtu si të tjerët, edhe ata e kanë kritikuar ashpër.

rita ora (5)

The Sun” ka postuar disa foto, në të cilat Rita shfaqet duke ecur krah babait të saj, ndërkohë që të dy duken shumë të mërzitur.

rita ora5

Një mik i këngëtares ka treguar se ajo e ka kuptuar që i ka zhgënjyer fansat dhe se ndihet shumë keq për këtë gjë.

rita ora (9)

Rita e di që i ka zhgënjyer fansat e saj dhe ndjen një peshë të madhe përgjegjësie mbi shpatulla.

rita ora (1)

Prindërit e saj janë të fundit që po e diskutojnë këtë gjë me të. Nëna e saj Vera e vizitoi atë të dielën për t’i dhënë një mësim të mirë.

rita ora (3)

Dhe pastaj babai i Ritës, Besniku e nxori për një shëtitje të gjatë për të diskutuar se çfarë kishte ndodhur.

rita ora (1)

Rita e di që ka bërë gabime dhe i është thyer zemra që u ka shkaktuar kaq shumë dhimbje dhe zhgënjim fansave të saj, le më familjen e saj.

rita ora (6)

Ajo është tepër e afërt me Verën dhe Besnikun dhe ka marrë këshillat e tyre”,-rrëfeu burimi.

rita ora (3)

Pasi u gjobit nga policia me 10,000 paund, Rita është rikthyer në studio dhe po punon për projekte të reja muzikore.

Për herë të fundit, ajo ka nxjerrë një album në vitin 2018, i cili titullohet “Phoenix”.

© Panoramaplus.al