Gjatë natës së parë të spektaklit “Dance With Me”, këngëtari shqiptar Seldi konfirmoi lajmin se ai dhe Mimoza Shkodra i kishin dhënë fund fejesës. Madje si një zotëri i vërtetë, Seldi u shpreh se edhe përse janë ndarë, ka shumë respekt për të dhe familjen e saj.

Në natën e parë të spektaklit së kërcimit “Dance with me”, këngëtari Seldi Qalliu konfirmoi lajmin se ai dhe këngëtarja Mimoza Shkodra i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Teksa u pyet nga moderatorja në lidhje me fejesën e tij me Mimozën, ai tha: “Jo nuk jemi më bashkë”. “Kështu paska qenë e shkruar. Gëzoj shumë respekt për Mimozën dhe familjen e saj”, shtoi Seldi.

Pas deklaratave të Seldit, këngëtarja e njohur nuk reagoi aspak dhe qëndroi në heshtje. Por dje, ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një video ku përshkruhet qartë gjendja e saj emocionale.
View this post on Instagram
Mimoza shfaqet duke vallëzuar e lumtur në mes të rrugës e veshur krejt sportive. Duket se pas ndarjes, ajo ka gjetur qetësinë dhe po i kushton më shumë kohë vetes.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
