Artistit të njohur shqiptar, Blero Muharremit, duket se nuk po i ecën asnjë lidhje dashurie.

Para një muaji u raportua se ka nisur një romancë të re me një vajzë nga Peja, e cila kishte jetuar prej vitesh në Oslo të Norvegjisë, teksa këtë kohë po qëndronte në apartament të Bleros.
Por siç shihet kjo edhe nuk zgjati shumëpasi dyshja nuk ndiqen tashmë as në rrjete sociale.

Sipas “Prive” ish-e dashura e tij ka bërë edhe një shkrim në një postim të ndarë në InstaStory, që thuhet se është për Bleron.
“Veç një gjë e kam mësuar në jetë, ruaju prej atyre që të thonë gjithë kohën të dua. Besom. S’ke nevojë me i thanë të dua njeriut veç me vepra e tregon e je në rregull”, thuhet në postim.
Blero nga ana tjetër ka qëndruar në heshtje duke mos bërë asnjë reagim në lidhje me këtë.
Këngëtari ka qenë tejet i rezervuar në lidhje me këtë romancë, duke u kujdesur gjithmonë të mos postojë portretin e plotë të saj, por nuk ka kursyer dedikimet e veçanta për të dashurën e re.
Lajmi se ai ishte në një lidhje romantike pas ndarjeve të bujshme, u bë i ditur kur ku i fundit e uroi partneren e re për Ditën e Shën Valentinit.

Blero i bëri asaj edhe një urim mjaft romantik për ditëlindjen e saj, ku me anë të një postimi në Instagram la të kuptohet se romanca e çiftit po zhvillohet në distancë.

Teksa ka shfaqur një foto të duarve të tyre, të kapura së bashku Blero shkruante: “Gëzuar ditëlindjen e bukura ime! Do doja ta festonim vetëm në të dy siç dimë më së miri.
Ndër të tjera në urimin e tij, Blero e portretizon partneren e tij si mahnitëse teksa shprehet: “Je thjeshtë mahnitëse”.

Kujtojmë se këngëtari në një intervistë, i pyetur nëse do të kthehej me njërën nga ish-partneret e tij, Teutën, Afronën, ose me ish-partneren misterioze, të cilën ai e quante me përkëdheli, “bebi”, tha se një skenar imagjinar, zgjedhja e tij do të ishte Teuta Krasniqi.

“Në njëfarë forme imagjinare, absolutisht do të ishte Teuta. Për shkak edhe të vajzës, por edhe për shkak të personit që është”, tha ai, duke iu referuar marrëdhënies së veçantë që ndan me ish-bashkëshorten dhe nënën e vajzës së tij.

Kujtojmë se ish-çifti i njohur i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2014, ndërsa janë prindër të një vajze, Tara.
Po ashtu, Fero i ka dhënë fund romancës me Afrona Dikën pas gati 7 vitesh së bashku ku ai hodhi akuza të rënda ndaj saj, duke e quajtur materialiste.

Këngëtari i ka dhënë fund lidhjes dhe me një vajzë misterioze të cilën e quante “bebi”. Ai është shfaqur disa herë krah saj në rrjetet sociale, por pa i zbuluar portretin. Lidhja mes tyre nisi pas ndarjes së Bleros nga Afrona, por përfundoi pas një kohe të shkurtër.

Ai deklaroi në një intervistë më parë, se shkaku i ndarjes është bërë një udhëtim i ish të dashurës pa dëshirën e tij. 45-vjeçari tha se ka qenë ish-partnerja ajo e cila ka marrë vendimin për tu ndarë, pasi sipas këngëtarit, mendimet dhe drejtimet e tyre në jetë ishin të ndryshme.




© Panoramaplus.al

