Arbenita Ismajli dhe Fero do të bëhen prindër muajin e ardhshëm, sepse modelja ka treguar dje se është në muajin e tetë të shtatzënisë.

Lajmin e pritjes së ëmbël ajo e dha vetëm pak ditë më parë, fill pas publikimit të fotove nga martesa e tyre.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo konfirmoi zërat duke shkruar: “Jam shtatzënë!”
Ndërsa dje, ajo publikoi sërish disa foto të shkrepura ditën e celebrimit me Feron, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur që mund të dallohet lehtësisht edhe nga fustani i ngushtë i kuq që Ismajli kishte veshur.
Sipas “Prive”, Arbenita është në pritje të një vajze. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe ajo po qëndron në Kosovë.
View this post on Instagram
Ndërkohë, edhe Fero reagoi për herë të parë mbrëmë pas konfirmimit të shtatzënisë. Reperi postoi një status ku shkruante: “Media më keni ofenduar. Fero do të bëhet baba????? Unë prej kohësh jam baba”.

Nëpërmjet këtyre fjalëve, ai nënkupton se prej kohësh ka qenë baba, jo me një fëmijë, por në fushën e muzikës.
© Panoramaplus.al
