Prej disa vitesh, Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha po shijojnë dashurinë e tyre dhe po të mos ishte për pandeminë, këtë vit do të martoheshin.

Duket se marrëdhënia e tyre ka kaluar çdo sfidë dhe tashmë çifti janë gati të bëhen prindër për herë të parë.

E ftuar në emisionin “December to remember”, këngëtarja zbuloi dëshirën që i ka kërkuar babagjyshit të Vitit të Ri për t’i plotësuar.

“Uroj shumë që dëshira ime të realizohet vitin tjetër. Bëhet fjalë për një bebe,”- tha ajo.

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha kanë treguar më parë se janë njohur para tetë vitesh bashkë.

Sipas Vitmar Bashës, ishte ai që i kërkoi të takoheshin e të dilnin për një kafe në vitin 2018 dhe pas atij momenti dyshja komunikoi me anë të mesazheve derisa arritën këtu ku janë sot.


