24 Prill, 2025

Pasi njoftoi fejesën me partnerin, ylli i “OnlyFans” shtrohet në spital! Sëmundja misterioze e modeles


Ylli i OnlyFans, Annie Knight, është shtruar në spital teksa raportohet të ketë një sëmundje misterioze.

Lajmi u bë i ditur pasi i fejuari i saj Henry Brayshaw shpërndau në rrjetet sociale një foto nga shtrati të saj. Në foton e postuar Annie kishte veshur një fustan blu dhe flinte ndërsa ishte e rrethuar nga monitorët.

Përbri postimit ai ka shkruar me shaka: “A e pyesni veten se ku është çelësi i mbështetjes për jetën?” Mirëpo as Annie as Henry nuk shpjeguan arsyen se përse ndodheshin në spital.

Çifti vetëm pak kohë më parë njoftoi se do të martohej, pas vetëm një jave lidhje.

 

© Panoramaplus.al