Pavarësisht se rrjeti po zien nga divorci i saj me Kanye West, Kim Kardashian vazhdon të mahnisë fansat me poza seksi.

40-vjeçarja publikoi dje disa imazhe, në të cilat shfaqej e veshur me bikini në ngjyrë jeshile, që i tregonin format e lakuara.
Ajo kishte zgjedhur që flokët e gjatë t’i linte të lëshuar dhe të hedhur pas krahëve, si dhe të mos bënte make up.

Postimin provokues, ylli i “Keeping Up With the Kardashians” e shoqëroi me mbishkrimin e një zemre jeshile, së bashku me simbolin e diellit edhe të palmës.

Kardashian po shijon disa ditë pushimi në një vend tropikal bashkë me motrat e saj Khloe, Kourtney dhe Kylie.

Javën e kaluar në mediat e huaja u raportua se Kim ka vazhduar jetën e saj pa Kanye. Megjithatë një burim ka thënë për “People” se ata “janë ndarë dhe se nuk kanë më asnjë kontakt me njëri-tjetrin dhe se ajo po përpiqet të qëndrojë e fortë duke vazhduar jetën pa të”.

Çifti ka katër fëmijë së bashku, nga të cilët më i madhi është shtatë vjeç: vajza North.


