Rihanna ka mahnitur me daljen e saj të fundit në “Javën e Modës” në Paris, pasi u largua nga Milano fundjavën e kaluar. Por këngëtarja, e cila është në pritje të ëmbël, u pa së fundmi në një takim në darkë vonë me kryeredaktorin e “Interview Magazine”, Mel Ottenberg.

Ajo mahniti përsëri me stilin e saj, teksa kishte nxjerrë përsëri në pah barkun e rrumbullakosur. Këngëtarja kishte veshur një jumpsuit me një të çarë në të djathë të gjoksit të saj, dhe një tjetër në të majtë të barkut të rrumbullakosur.

Rihanna kompletoi pamjen e saj me një xhaketë ngjyrë bezhë. Flokët i kishte stiluar të lëmuara dhe të mbledhura në një topuz të ulët.Për foton me Ottenberg, Rihanna pozoi me duart e saj rreth barkut, ndërsa ai u përkul pas saj.

Duke e ndarë foton në Instagram, Ottenberg ngarkoi gjithashtu një video të shkurtër të tij dhe interpretuesit duke kërcyer së bashku me muzikën që luante në festën ku morën pjesë.



