Pas shumë eksperimenteve me ngjyrën e flokëve, Bebe Rexha vendosi të kthehej sërish në bionde.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja shqiptare me famë botërore tregoi se i është rikthyer look-ut të mëparshëm, por duke i shtuar një ndryshim të vogël.

Duket se balluket po kthehen në trendin e momentit, prandaj edhe ajo nuk i ka rezistuar dot.

Më parë, këngëtarja vendosi që flokët t’i lyente në ngjyrë të kuqe vetë në shtëpi dhe rezultati i mahniti të gjithë. Fansat komentonin se ky look e bënte të dukej shumë “seksi”.

Pak javë më parë, Bebe reagoi ashpër ndaj një lajmi të tmerrshëm që mediat e huaja raportuan për të.

Sipas “CNN”, Rexha kishte ndërruar jetë nga mbidoza e drogës në shtëpinë e saj në Kaliforni dhe se këtë e kishte konfirmuar familja e këngëtares.

Mirëpo e gjithë kjo ka qenë e rremë dhe në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe vetë Bebe e shokuar. Ajo ka publikuar në “Twitter” disa nga mesazhet e fansave të saj dhe ka reaguar e habitur nga lajmet që janë bërë për të.

“Oh Zot unë qëndroj jashtë linje për tre ditë dhe jo vetëm që kam vdekur, por kam vdekur dhe nga mbidoza e drogës?”, ka shkruar Bebe në një postim.
© Panoramaplus.al
