14 Korrik, 2018

Pasi i tha “jo” në “X Factor”, Rina ka dy fjalë për Alban Skënderajn


Para disa kohësh qarkulloi në rrjetet sociale një video nga “X Factor” ku shfaqej reperja më e re Rina Balaj, e cila së fundmi ka bërë shumë bujë. Në atë video Rina dukej shumë ndryshe nga sa e shohim sot, e për këtë arsye ajo u komentua shumë.

Gjithashtu u komentua se asokohe, Rina nuk e kaloi fazën e parë të audicioneve të “X Factor”, pasi mori refuzimin e jurisë në të cilën bënte pjesë edhe këngëtari i njohur Alban Skënderaj.

Pavarësisht se në atë kohë ai i tha “jo”, duket se Rina nuk i mban aspak inat Albanit.

“Alban Skënderaj është numër një, është tamam artist. Edhe pse më ka thënë Jo në X Factor”, u shpreh Rina në një intervistë për Mirage.

© Panoramaplus.al