1 Mars, 2025

Pasi i dha një tjetër shans lidhjes me ish-partnerin, këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të dytë! Çifti zbulojnë emrin e veçantë të bebit


Këngëtarja Elle King, solli në jetë fëmijën e saj të dytë me Dan Doker.

Çifti, i cili ishte ndarë në prill 2022, u ribashkuan në shtator të vitit të kaluar dhe i dhanë një tjetër shans lidhjes së tyre.

Të dy kishin tashmë një djalë së bashku, i cili erdhi në jetë në shtator të 2021. Megjithatë, duket se ka ardhur koha që dyshja të zgjerojë familjen e tyre. Lajmin e lumtur e ka bërë të ditur këngëtarja me një postim në Instagram.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto bardh e zi ku duket se po i jep gji bebes së porsalindur, ndërsa pranë saj është partneri. Në mbishkrimin shoqërues të postimit të saj, Elle King shkroi: “Familja jonë sapo u bë pak më e ndritshme”, ndërsa zbuloi emrin që do të marrë djali i tyre: “Mirë se erdhe në botë Royal Tooker,” shkruan ajo.

 

 

 

 

 

© Panoramaplus.al