Modelja e njohur amerikane, Shanna Moakler ka deklaruar se është shtatzanë, disa ditë pasi i dashuri i saj, Matthew Rondeau u arrestua për dhunë ndaj saj.

Shanna u shpreh se bëri një test shtatzënie që doli pozitiv dhe ky lajm e ka tronditur modelen. Në një deklaratë ajo tregoi se kjo ka qënë një javë e vështirë për të dhe po mundohet që të marrë veten.
Siç u raportua edhe javën e kaluar , Rondeau u arrestua për dhunë në familje. Policia bëri me dije për TMZ se Shanna dhe Mathew kanë pasur një konflikt mbrëmjen e kaluar dhe modelja u largua nga shtëpia për t’u kthyer të enjten në mëngjes, ku dhe debati vazhdoi më tej deri në konfrontim fizik.
Ndër të tjera mësohet se policia është njoftuar dhe Shanna raportohet se kishte shenja të dukshme dhune në trupin e saj. Sakaq, oficerët e policisë bënë të mundur arrestimin e Rondeau.
Para arrestimit të tij, ai postoi një video në rrjetet sociale teksa ka pretenduar se Shanna e ka tradhëtuar dhe se nuk do të ribashkohej më me të.
Ish-konkurentja e ‘’Celebrity Big Brother’’ tashmë ka tre fëmijë, 2 me reperin e njohur, Travis Baker dhe një tjetër me ish-të fejuarin e saj, Oscar De La Hoya.

