Këngëtari i njohur Blero Muharremi nuk ka të ndalur me dramat e tij. Tre ditë më parë ai zbuloi për ndjekësit më anë të një postimi në InstaStory se ishte në dhimbje për largimin e ish të dashurës të cilës ai i drejtohet me emrin ‘beba’.

Ai i tregoi publikut se që pas ndarjes nga beba atij nuk i hahej bukë dhe e shihte shpesh në ëndërr.
Postimi i plotë:
“S’po më hahet buka prej që ti ke ik, nuk po kam gjumë duke të parë natë për natë në ëndrra të mia, nuk po shoh motiv pa ty,” shkroi ai.

Mirëpo së fundmi, pas atij postimi Blero na tregoi se po bëntë një tatuazh.
Në foton e publikuar nga vetë ai shihet një figurë fast-food-i, specifikisht një hamburger, patatë të skuqura dhe një pije.

Kjo ka ndezur kuriozitetin e fansave dhe jo vetëm. Vetë Blero deri më tani nuk ka dhënë një shpjegim të deëtajuar për kuptimin e këtij tatuazhi të cuditshëm.
© Panoramaplus.al

