10 Prill, 2021

Pasi foli hapur për operacionet plastike, Cardi B tregon format bombastike e veshur me bikini


Cardi B është shumë krenare që ka shpenzuar shuma të majme parash për të pasur trupin me forma bombastike që ka sot.

cardi b (11)

Reperja publikoi dje një video në rrjete sociale, në të cilën shihej në tualet duke pozuar e veshur me bikini për të treguar linjat trupore seksi, shkruan “Daily Mail”.

cardi b (3)

30-vjeçarja tregoi të pasmet e mëdha duke u kthyer me kurriz nga kamera, si dhe gjoksin teksa flokët e gjatë i kishte lënë lëshuar.

cardi b (5)

Ajo u afrua për të treguar edhe se sa e prerë ishte veshja në pjesën e gjoksit, gjatë kohës që ecte e veshur me taka të larta.

cardi b (4)

Cardi ka treguar më parë se vendosi të bënte ndërhyrje estetike dhe operacione në trup për t’u dukur më e bukur dhe që të pëlqehej më shumë gjatë kohës që punonte si striptiste.

cardi b (6)

Cardi është e martuar me reperin e njohur Offset që nga viti 2018. Çifti kanë edhe një vajzë të vogël së bashku, të cilën e kanë quajtur Kulture.

cardi b (7) cardi b (8) cardi b (13)

© Panoramaplus.al