21 Janar, 2021

Pasi fanses i vodhën Instagram-in që kishte hapur për të, Dafina Zeqiri jep mesazhin e fortë: Ndaloni së urryeri të tjerët për…


Dafina Zeqiri ka arritur të krijojë fansat e saj ndër vite me punën e vazhdueshme, prandaj shumë prej tyre kanë hapur edhe “fanpage” për këngëtaren.

dafina zeqiri5

Por, njërës prej tyre i është vjedhur profili në Instagram e këtë e ka bërë me dije vetë Zeqiri.

dafina zeqiri (3)

Këngëtarja e ka kritikuar këtë veprim të keq dhe këshillon që secili të punojë fort nëse dëshiron të arrijë diçka, por jo duke vjedhur punën e tjetrit.

dafina zeqiri (1)

Fansja e saj ka hapur një llogari të re në Instagram, për të cilën shpreson se do i rifitojë edhe një herë ndjekësit që ka pasur.

Sapo e ka parë këtë, Dafina e ka shpërndarë në Instastory profilin e ri duke e mbështetur ndjekësen ashtu siç ajo bën për të.

dafina zeqiri dj geek (9)

Besoj shumë tek ‘ligji i tërheqjes’ dhe më vjen vërtetë shumë keq për ata që të fshinë llogarinë e mëparshme. Kjo do të thotë se ti po bën diçka që ata do të dëshironin të mund ta bënin…

Ashtu si edhe disa llogari të tjera që mbështetësit e mi krijuan për të shtyrë artin tim drejt një niveli tjetër. Media sociale ndonjëherë tregon vërtetë dobësitë e të tjerëve.

Jam këtu për të mbështetur fansat e mi dhe për t’i ndihmuar ( në të njëjtën mënyrë siç ata më mbështetën mua)”, shkroi këngëtarja.

dafina zeqiri (2)

Ndërsa në një tjetër postim, Dafina shkruante:

Është e trishtueshme se si njerëz apo fansa xhelozë ‘i trajtojnë’ të tjerët në vend që të shohin punën e tyre… Ju lutem njerëz, është 2021 dhe mendoj se ju dhe ne kemi shumë punë për të bërë.

Shpresoj që kjo pandemi t’ju ketë mësuar të doni dhe të respektoni veten dhe të tërhiqni lumturi dhe sukses për veten.

Ndaloni së urryeri të tjerët për atë që ju nuk mundët ta arrini, duke prishur lumturinë e njerëzve të tjerë”.

dafina zeqiri (1)

© Panoramaplus.al