Ndarja nga ish-partneri Gerard Pique e ka motivuar Shakirën për të shkruar disa këngë, përmes së cilave ka “thumbuar” këtë të fundit, ndërsa ato shumë shpejt u kthyen në hite.

‘Te Felicito’, ‘Monotonía’ dhe ‘Session 53’ janë ndër këngët që përmes tyre 43-vjeçarja tregoi historinë se si futbollsiti e tradhtoi atë me partneren aktuale, Clara Chia.

Mirëpo sipas revistës “Forbes”, pasuria e yllit të muzikës pop e mbledhur ndër vite i kalon 400 milionë dollarë, ndër të cilat janë disa shtëpi luksoze në pjesë të ndryshme të botës, ndërsa gjithashtu tre këngët e fundit të Shakirës kanë gjeneruar më shumë se 21 milionë dollarë.

Vetëm një vit më parë, këngëtarja ishte në Barcelonë ku jetonte me dy fëmijët dhe ish-partnerin e saj, Gerard Pique, teksa ajo vendosi të nis një jetë të re duke u transferuar në Amerikë.

Nga ana tjetër futbollisti qëndroi me të dashurën e re duke vazhduar karrierën e tij në Barcelonë dhe duke zgjeruar biznesin e tij ‘Kings League’.
© Panoramaplus.al
