23 Mars, 2021

Pasi e akuzuan për racizëm dhe ngacmim seksual, emisioni i Ellen DeGeneres humbet…


Audienca e “Ellen DeGeneres Show” ka rënë me mbi një milion njerëz, raporton “New York Times”.

ellen degeneres (3)

Në ndryshim nga 2.6 milion shikues të vitit të kaluar, Ellen aktualisht ka një mesatare prej 1.5 milion shikuesish. Kjo rënie e madhe e shikuesve lidhet me lajmet që qarkulluan gjatë verës së vitit të kaluar se ambienti i punës për stafin e emisionit të Ellen ishte shumë toksik.

don xhoni ellen degeneres (1)

Në gusht, producenti ekzekutiv i Ellen, Ed Glavin, bashkë-producenti Jonathan Norman dhe drejtori Kevin Leman, u akuzuan për racizëm, frikësim, ngacmim seksual dhe sjellje të keqe, prandaj u hoqën nga shfaqja dhe mohuan akuzat kundër tyre.

Ndërkohë, thashethemet për sjelljen armiqësore të vetë DeGeneres u rritën më fort gjatë të njëjtës periudhë kohore. Kur Ellen u kthye më 21 shtator, kërkoi falje për rolin e saj në nxitjen e krijimit të një mjedisi toksik.

ellen degeneres (2)

Një element tjetër që ka ndikuar në rënien e audiencës është edhe pandemia dhe vështirësia që ajo ka sjellë për realizimin e emisionit.

Sidoqoftë, kolegët dhe konkurrentët e DeGeneres thuhet se nuk kanë përjetuar të njëjtën rënie të shikueshmërisë për shkak të pandemisë.

In this photo released by Warner Bros., a taping of "The Ellen DeGeneres Show" is seen at the Warner Bros. lot in Burbank, Calif. (Photo by Michael Rozman/Warner Bros.)

Sipas “New York Times”, emisioni i moderatores ka rënë me 43%.

© Panoramaplus.al