Pozat topless në mes të dëborës në Dardhë, pak javë më parë, bënë xhiron e rrjeteve sociale. Por duket se qëndrimi në atë zonë, ka pasur një arsye dhe ka qenë pikërisht puna për vënien në skenën teatrale të Korçës të shfaqjes “Vetëvrasësi”.

Olta luan Kleopatrën në veprën e Nikola Erdman, me regji të Sulejman Rushitit, një tragjikomedi shumë dinamike. Shfaqja bëri bashkë aktorët Neritan Licaj, Elia Zaharia dhe Olta Gixhari, të cilët interpretuan me aktorët e teatrit të Korçës; Zamira Kitën, Ligoraq Rizën, Mateus Frrokun, etj..

Shfaqja, për të cilën Oltës iu desh të linte Tiranën për Korçën për pak kohë, u pëlqye nga publiku korçar dhe ky fakt është konfirmuar edhe nga autorët e saj.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
