Gjithnjë e më shumë të famshëm po vendosin të hyjnë në botën e OnlyFans dhe po guxojnë të ndajnë përmbajtje intime me fansat e tyre. Ndër personazhet e njohur që kanë hapur një llogari në platformën e përmbajtjes erotike është edhe Amanda Bynes.

Megjithatë, arsyeja pse ajo vendosi t’i bashkohet OnlyFans nuk është për të fituar para nga postimet seksi, por për të komunikuar me audiencën e saj. Lajmin e ka bërë të ditur 39-vjeçarja, e cila më herët kishte pasur probleme mendore.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka njoftuar ndjekësit e saj se tani ka një llogari në OnlyFans.
“Tani jam në OnlyFans. Unë po e hap OnlyFans për të biseduar me fansat e mi përmes DM. Nuk do të postoj përmbajtje të çuditshme. Jam i emocionuar që do të marr pjesë,” shkroi ajo.

Amanda Bynes u bë e njohur në vitet 2000, nga pjesëmarrja e saj në shfaqjet për fëmijë si “All That” dhe “The Amanda Shoë”. Megjithatë, fama e saj u ngrit në qiell me rolet e saj në “She’s The Man”, “Hairspray” dhe “Easy A”.
Aktorja, u largua nga qendra e vëmendjes pasi filloi lufta e saj për shëndetin e saj mendor. Ajo u vu nën kujdestari në gusht të vitit 2013, si dhe një muaj më parë u shtrua në një klinikë psikiatrike për vënien e zjarrit në lagjen e një të panjohuri. Ajo u lirua nga kujdestaria në mars 2022 dhe që atëherë është përpjekur të rikuperohet mendërisht.
© Panoramaplus.al
