Një akuzë tjetër është ngritur ndaj reperi Sean “Diddy” Combs për drogë dhe përdhunim..

Crystal McKinney pretendon se u sulmua seksualisht nga reperi në studion e tij në New York City, në vitin 2003.
Combs është subjekt i një sërë padish nga të tjerë që e kanë akuzuar atë për abuzim seksual dhe fizik, përdhunim në grup dhe “veprimtari të rëndë të paligjshme”.

McKinney ngriti padinë e Sean disa ditë pasi u bë publike një video e Combs duke dhunuar dhe tërhiqur zvarrë ish të dashurën e tij Cassie në një hotel.
Pas publikimit të pamjeve të frikshme reperi kërkoi falje publike, duke e quajtur veprimin e tij “të pafalshëm ” dhe duke thënë se ai po kalonte një periudhë të vështirë në jetën e tij kur ndodhi sulmi.
“Shkova dhe kërkova ndihmë profesionale. Shkova në terapi, në rehabilitim. Më duhej t’i kërkoja Zotit mëshirën. Më vjen shumë keq.”
Ai shtoi se është “i përkushtuar për të qenë një njeri më i mirë çdo ditë”. Por avokatët e këngëtares Ventura thanë se deklarata e Diddy ishte “më shumë për veten e tij sesa për shumë njerëz që ka lënduar”.
Combs më parë ka mohuar të gjitha akuzat për abuzim dhe është betuar që të pastrojë emrin e tij.
McKinney, e cila ishte një modele 22-vjeçare në kohën e sulmit, u takua me Combs në ‘Javën e Modës’ në Cipriani Downtown në Manhattan dhe Combs i premtoi karrierë si modele.
54-vjeçari e ftoi atë në studion e tij, ku një nga bashkëpunëtorët e tij i ofroi asaj një marihuanë, thuhet në padi.
Reperi i bëri presion McKinney-t të pinte më shumë duhan dhe të pinte alkool, megjithëse ajo ishte shumë e dehur, pretendon padia.
McKinney tha në padinë e saj se ajo ishte e trullosur pas sulmit të supozuar seksual në banjë dhe se i kishte rënë të fikët në studion e Combs. Ajo u zgjua në një taksi dhe kuptoi se ishte sulmuar seksualisht.
© Panoramaplus.al
