29 Maj, 2025

Pasi dëshmoi në gjyq kundër Sean Diddy Combs, Cassie Ventura bëhet nëna për herë të tretë


Këngëtarja aktorja dhe modelja, Cassie Ventura është bërë nënë e tre fëmijëve tashmë.

Sipas ABC News, ajo ka mirëpritur fëmijën e saj me Alex Fine, të mërkurën në mbrëmje (28 maj).

Lajmi për lindjen e Venturës vjen dy javë pasi ajo dëshmoi në gjyqin e Sean “Diddy” Combs për trafikim seksual dhe zhvatje.

Këngëtarja, e cila ishte në një lidhj me Combs për më shumë se një dekadë dhe pretendoi se reperi e abuzoi atë, u thirr nga prokurorët si dëshmitarja e tyre e parë në gjyq sepse ishte tetë muajshe shtatzënë në kohën e dëshmisë së saj.

Një nga episodet e dhunshme për të cilën ajo dëshmoi ishte një incident i vitit 2016 në Los Angeles që anëtarët e jurisë e panë në një video të kapur nga mbikëqyrja e hotelit në atë kohë. Videoja u publikua për herë të parë nga CNN në maj 2024, ku shihej Diddy duke ushtruar dhunë ndaj saj.

Pas publikimit të videos vitin e kaluar, Ventura shkroi në Instagram dhe i falënderoi të gjithë për “dashurinë dhe mbështetjen” e tyre.

“Shpërthimi i dashurisë ka krijuar një vend ku vetja ime e re mund të vendoset dhe të ndihet e sigurt tani, por ky është vetëm fillimi. Dhuna në familje është problemi. Më shndërroi në dikë që nuk mendoja kurrë se do të bëhesha. Me shumë punë të palodhur, jam më mirë sot, por gjithnjë e më shumë do të shërohem nga e kaluara ime.”

“Ky udhëtim shërimi nuk mbaron kurrë, por kjo mbështetje do të thotë shumë për mua”, tha ajo në fund të postimit të saj.

 

© Panoramaplus.al